Ferdinand: Man Utd duhet t’i transferojë këta mesfushorë

Futboll

Ferdinand: Man Utd duhet t’i transferojë këta mesfushorë

Më: 4 maj 2020 Në ora: 23:34
Rio Ferdinand ka këshilluar Manchester United që të transferojë Saul Niguez, Thomas Partey dhe Wilfred Ndidi

Rio Ferdinand ka këshilluar Manchester United që të transferojë Saul Niguez, Thomas Partey dhe Wilfred Ndidi në dritaren e transferimit të verës.

Puna për rindërtimin e ekipit të Ole Gunnar Solskjaer pritet të vazhdojë kur tregu të rihapet më vonë gjatë këtij viti.

Norvegjezi tashmë ka shtuar në radhet e veta Daniel James, Aaron Wan-Bissaka, Harry Maguire dhe Bruno Fernandes, ndërsa gjithashtu siguroi shërbimet e Odion Ighalo në huazim nga Shanghai Shenhua.

“Ndoshta do të thoja për Partey nga Atletico Madrid ose Ndidi nga Leicester,” tha Ferdinand.

“Më pëlqen Saul Niguez. Ai është një lojtar shumë i mirë në mesfushë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat