Çështja Ujkani

Futboll

Çështja Ujkani

Më: 5 maj 2020 Në ora: 17:12
Çështja Ujkani

Samir Ujkani dhe Lorenzo De Silvestri janë dy prej futbollistëve të Torinos që do të mbesin pa kontrata gjatë kësaj vere, transmeton zeri.info

De Silvestri ka thënë së fundmi se është i lidhur shumë me tifozët dhe se dëshiron të qëndrojë në skuadër.

“Ndjehem mirë, tash jam shumë i lidhur me ambientin dhe tifozët”, ka thënë ai.

Por, ende mbetet që të arrihet një marrëveshje, derisa dëshira e dy palëve është që të arrihet rinovimi, së paku deri në vitin 2021.

Ndërkohë, për Ujkanin ende nuk ka diskutime, gjersa pritet që bisedimet të fillojnë në fund të edicionit, shkruan “Torinogranata”.

Sipas medieve italiane, rinovimi i Ujkanit me Torinon është mjaft i mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat