Tottenham gati ofertën finale për Muriqin - Bota Sot
Tottenham gati ofertën finale për Muriqin

Futboll

Tottenham gati ofertën finale për Muriqin

Më: 7 maj 2020 Në ora: 11:03
Muriqi

Vedat Muriqi është shumë pranë për ta bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar në Tottenham Hotspur.

Sulmuesi i Kosovës është dëshira kryesore e trajnerit Jose Mourinho për repartin ofensivë.

Muriqi shihet si zëvendësuesi adekuat i kapitenit Harry Kane dhe Tottenham i kanë premtuar atij një numër të madh të ndeshjeve nëse transferohet në Londër.

Mediat angleze raportojnë se Mourinho ka kontaktuar me Muriqin derisa i ka premtuar se nëse transferohet në Spurs ai do të luaj minimum 25 ndeshje, pasi klubi londinez luan në Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe Kupën e Ligës ku janë shumë ndeshje në dispozicion.

Në anën tjetër në Turqi kanë raportuar se dëshira e vetme e prizrenasit është që t’i bashkohet Tottenhamit.

Besohet se Muriqi ka hedhur poshtë ofertën e Lazios dhe ka për qëllim vetëm transferimin në Londër.

Drejtuesit e klubit londinez janë duke u bërë gati për një ofertë finale për reprezentuesin kosovar.

Spurs janë gati të ofrojnë 20 milionë euro për Muriqin, por do të ketë edhe disa bonuse për Fenerbahcen varësisht nga paraqitjet e yllit të Kosovës.

26-vjeçari iu bashkua vetëm vitin e kaluar Fenerbahces nga Rizespor për një shumë rreth katër milionë euro, por menjëherë ka shkëlqyer në klubin nga Stambolli.

Muriqi ka zhvilluar 28 ndeshje mes kampionatit dhe kupës me Fenerin, teksa ka shënuar 15 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat