Atmosfera nuk do të jetë e njëjtë pa brohorimat e tifozëve - Bota Sot
Atmosfera nuk do të jetë e njëjtë pa brohorimat e tifozëve

Futboll

Atmosfera nuk do të jetë e njëjtë pa brohorimat e tifozëve

Më: 7 maj 2020 Në ora: 13:39
Atmosfera nuk do të jetë e njëjtë pa brohorimat e tifozëve

Premier League po mendon seriozisht për rikthimin, teksa ka caktuar datën 12 qershor si momentin kur do të përballen sërish në fushë. Por projekti për rifillim duket se do e ndryshojë në mënyrë drastike futbollin, i cili fatkeqësisht nuk do të jetë më si më parë.

Tifozët në stadium nuk do të jenë të pranishëm deri në momentin e një vaksinë, ndërsa ky nuk od të jetë i vetmi ndryshim. “Normaliteti i ri” nuk ka për t’u pëlqyer shumë sportdashësve, pasi emocionet do të zbehen disi me rregullat e reja.

Atmosfera nuk do të jetë e njëjtë pa brohorimat e tifozëve, ndërsa “The Telegraph” zbulon se nuk përpos kësaj lojtarët do e kenë të ndaluar të festojnë në fushë. Goli nuk do të përjetohet njësoj dhe futbollistët duhet t’i mbajnë përbrenda emocionet kur tundin rrjetën kundërshtare, pasi festimet në grup nuk do të lejohen.

Gjithashtu edhe ndërrimi i fanellave në fund të ndeshjes apo pështyrja në fushën e lojës është diçka që lojtarët duhet ta harrojën për një kohë të gjatë. Kjo pasi media e njohur britanike tregon se këto masa do të zgjasin për afro 12 muaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat