Shuhet legjenda e futbollit argjentinas dhe idhulli i Maradona. I morën jetën për një biçikletë!

Futboll

Shuhet legjenda e futbollit argjentinas dhe idhulli i Maradona. I morën jetën për një biçikletë!

Më: 9 maj 2020 Në ora: 07:49
Maradona, Tomas Carlovich

“El Trinche” nuk ia doli dot! Tomas Carlovich, legjenda e futbollit argjentinas, vdiq në moshën 71-vjeçare. Ditën e mërkurë u sulmua nga dy hajdutë që i morën biçikletën.

Gjatë përleshjes me ata në tentativë për të mos i dhënë biçikletën, ish-futbollisti legjendar ra në tokë dhe e goditi kokën. Bruno Carlovich, një nga fëmijët e Felipe, e tregoi kështu faktin e hidhur.

“Im atë ishte duke i dhënë biçikletës dhe dy djem iu afruan për t’Ia marrë. Njëri e goditi në kokë. Më pas, në rënie goditi edhe kokën”.

Image
Tomas Carlovich

Carlovich konsiderohej në Argjentinë si një nga futbollistët më të mëdhenj të epokës së tij, aq sa Diego Armando Maradona, fans i tij, e konsideronte dhe më të fortë se vetë “El Pibe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat