Ndryshim i papritur planesh

Futboll

Ndryshim i papritur planesh

Më: 9 maj 2020 Në ora: 17:35
Ndryshim i papritur planesh

PSG-ja ka ndryshuar qëndrim rreth Mauro Ikardit dhe është e gatshme ta blejë futbollistin argjentinas, por duke kërkuar reduktim të klauzolës së tij 70 milionë euro.

“L’Equipe” raporton seInteri është vënë në dijeni nga pala franceze rreth çështjes së Ikardit dhe nuk është kundër opsionit për ta shitur me çmim të reduktuar.

Megjithatë, drejtuesit e Interit do të pranonin të merrnin një lojtar të PSG-së në këmbim. Ata dëshirojnë mesfushorin Leandro Paredes, por PSG-ja i ka ofruar Interit gjermanin Julian Draksler, i cili thuajse nuk ekziston në planet e kampionëve të sapokonfirmuar të Francës.

Me sulmuesin veteran Edinson Kavanin drejt largimit nga Franca, PSG-ja ka zgjedhur Ikardin si zëvendësuesin e futbollisit uruguajan. Shanset që Ikardi të kthehet tek Interi janë thuajse inekzistente pasi trajneri Antonio Konte nuk e projekton si lojtar titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat