Shabani, autor i shumë golave, fitoreve dhe sukseseve të shumta

Futboll

Shabani, autor i shumë golave, fitoreve dhe sukseseve të shumta

Më: 14 maj 2020 Në ora: 13:35
Shabani, autor i shumë golave, fitoreve dhe sukseseve të shumta

Nexhat Shabani, ish sulmues dhe autor i shumë golave, fitoreve dhe sukseseve të shumta me skuadrat ku ka luajtur dhe më vonë ku ishte i angazhuar si trajner.

Nexhati e kishte nisur karrierën në Vardar të Shkupit në sezonin 1983-84, vazhdoi në klubet e ligës së dytë të Ish-Jugosllavisë: Liria të Prizrenit (1984-1985), Bellasica (1985-1987), Proleter të Zrenjaninit (1987-1989), Metalurg Shkup (1989-1991), dhe në klubet e Superligës turke: Saryer Turqi (1992-1993), Kayserispor (1993-1994).

Pas karrierës si futbollist, ai nisi të punoj si trajner te Slloga (FC Shkupi), Vëllazërimi i Kërcovës, Renova e Shkëndija nga Tetova dhe Bashkimi i Kumanovës. Ishte edhe ndihmëstrajner i reprezentacionit të Maqedonisë.

Thjeshtë, Nexhat Shabani, ka bërë histori në futboll si lojtar dhe si trajner.

Sot 56 vjecari Nexhat Shabani jeton në Shkup dhe është i angazhuar si trajner në federatën e futbollit të Maqedonisë./reshat ibrahimi/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat