Dalin rezultatet e testit të Covid-19 për Ibrahimovic

Futboll

Dalin rezultatet e testit të Covid-19 për Ibrahimovic

Më: 14 maj 2020 Në ora: 20:21
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic u lejua të thyejë karantinën për një rikthim në banesën e tij pas një jave, pasi sulmuesi i Milanit testoi dy herë negativ për COVID-19.

Ai e kaloi tërë bllokimin në Suedi, duke u rikthyer të hënën, ku u dërgua menjëherë në terrenin e stërvitjes në Milano për të qëndruar në një dhomë karantine.

Sipas MilanNews.it, Ibrahimovic bëri dy teste për koronavirus dhe të dyja ishin negativ.

Prandaj atij iu lejua të thyejë karantinën përkohësisht për një udhëtim në banesën e tij, ku pritet të vazhdojë qëndrimin edhe për shtatë ditë të tjera.

Para se të fillojë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës, Ibrahimovic do bëjë teste gjaku dhe një ekzaminim të plotë mjekësor.

Veterani konfirmoi këtë edhe përmes një postimi në Instagram. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat