Dy skuadrat spanjolle mohojnë kurdisjen e këtij takimi

Futboll

Dy skuadrat spanjolle mohojnë kurdisjen e këtij takimi

Më: 16 maj 2020 Në ora: 13:42
Dy skuadrat spanjolle mohojnë kurdisjen e këtij takimi

Skuadrat spanjolle të futbollit, Villarreal dhe Getafe kanë mohuar të kenë bërë diçka gabim, pasi media të shumta spanjolle kanë raportuar të premten se policia po heton për një kurdisje të mundshme në barazimin 2:2 mes dy skuadrave në La Liga, vitin e kaluar.

“Villarreali dhe ekipi i parë i klubit refuzojnë absolutisht akuzat e bëra. Ne mohojmë kategorikisht përfshirjen në çfarëdo mënyre në kurdisjen e ndeshjes ndaj Getafes, në xhiron e fundit të edicionit të kaluar”, thuhet në komunikatë të këtij klubi.

Getafe po ashtu ka lëshuar një komunikatë ku thuhet se kategorikisht mohon çdo përfshirje në këtë çështje dhe në gjëra të ngjashme.

Gazeta El Pais ka raportuar se ndeshja po hetohej si pjesë e Operacionit Oikos, i nisur vitin e kaluar që bëri që 11 persona të arrestohen për formimin e një grupi për kurdisje të ndeshjeve dhe për përfitim nga bastet sportive.

La Liga ka konfirmuar se ka hapur dosje konfidenciale si pjesë e operacionit. Por liga spanjolle nuk do të jap detaje derisa rasti të shkojë në gjykim.

Më herët pesë drejtues të Osasunas dhe dy ish-lojtarë të Real Betisit janë dënuar me burg për shkak të kurdisjeve në vitet 2013 e 2014. Ishte hera e parë që dikush u dënua në Spanjë për korrupsion sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat