Di Natale: Liverpooli më donte

Futboll

Di Natale: Liverpooli më donte

Më: 17 maj 2020 Në ora: 14:37
Di Natale: Liverpooli më donte

Legjenda e Udineses, Antonio Di Natale ka zbuluar se Liverpooli ishte i gatashëm për të bërë gjithçka për të nënshkruar me të.

Ish-sulmuesi italian u pensionua nga futbolli në vitin 2016, derisa tash është duke punuar si trajner i të rinjve në Spezia.

Ai tregon se Liverpooli ishte interesuar pas refuzimit që i kishte bërë Juventusit.

“Liverpooli më deshi me do kusht, ata ishin të përgatitur të bënin gjithka për të nënshkruar me ta, por nuk kishte kuptim për mua të shkoj në Angli kur e kisha refuzuar Juven”, ka zbuluar Di Natale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat