Bayerni bën detyrën, merr pikët e plota në udhëtim te Union Berlin - Bota Sot
Bayerni bën detyrën, merr pikët e plota në udhëtim te Union Berlin

Futboll

Bayerni bën detyrën, merr pikët e plota në udhëtim te Union Berlin

Më: 17 maj 2020 Në ora: 20:14
Bayern

Bayern Munich ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në udhëtim te Union Berlin, skuadër të cilën e mposhti 0-2.

‘Bavarezët’ e kanë nisur mbarë këtë pjesë të mbetur të sezonit, duke marrë fitore në stadiumin e zbrazur të Union Berlin.

Robert Lewandowski në minutën e 40’ shënoi për epërsinë e parë të Bayernit, kur shndërroi në gol një penallti të fituar.

Rezultatin përfundimtar e vulosi mbrojtësi Benjamin Pavard, që shënoi në minutën e 81’.

Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 58 pikë, duke ruajtur diferencën prej katër pikëve me Borussia Dortmund.

Në xhiron e ardhme, liderët e Bundesligës në shtëpi presin Eintracht Frankfurtin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat