Bundesliga vazhdon edhe sot – Milot Rashica kthehet në fushën e blertë

Futboll

Bundesliga vazhdon edhe sot – Milot Rashica kthehet në fushën e blertë

Më: 18 maj 2020 Në ora: 09:10
Milot Rashica

Kampionati gjerman do të vazhdojë edhe sot, me një super-ndeshje në kalendar.

Werder Bremen do të jenë nikoqirët e Bayer Leverkusen, në xhiron e parë pas daljes nga mbyllja e Covid-19.

Ndeshja mes Werder Bremen dhe Bayer Leverkusen pritet të jetë nga më interesantet të kësaj jave, me vendasit që tri pikët kanë jetike në luftën për mbijetesë, kurse mysafirët ndjekin Evropën.

Në këtë ndeshje pritet të aktiviziohet edhe ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Bremen do të synojë të lë prapa me virusin edhe ecurinë negative që e përcolli gjatë ndeshjeve të fundit, dhe të marrë rrugën e rezultateve pozitive.

Ndeshja mes Werder dhe Leverkusen do të luhet me fillim nga ora 20:30, në ‘Wohninvest – Wesser – Stadion’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat