Skandali me restorantin

Futboll

Skandali me restorantin

Më: 22 maj 2020 Në ora: 12:58
Skandali me restorantin

Skandali me restorantin, shikoni çfarë u ndodhi lojtarëve të Vllaznisë ditët e fundit.

E trishtë dhe skandaloze ajo që u ka ndodhur ditët e fundit lojtarëve të Vllaznisë. Edhe pse përfaqësojnë një klub me shumë emër, ata janë ndier të fyer kur kanë shkuar në restorantin ku janë ushqyer zakonisht deri në muajin mars.

Këtë herë nuk kanë mundur të ushqehen, sepse klubi ka shumë fatura për të paguar dhe, kësisoj, marrëdhëniet janë prishur.

Tashmë duhet të gjendet një vend tjetër, në mënyrë që lojtarët e huaj dhe ata nga rrethet e tjera të ushqehen normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat