Elozhe për Strakoshën

Futboll

Elozhe për Strakoshën

Më: 23 maj 2020 Në ora: 14:08
Elozhe për Strakoshën

Ish-portieri i Lazios, Fernando Orsi, ka folur për mikrofonët e Radiosei në lidhje me situatat që po kalojnë lacialët këto momente, por sigurisht që është ndalur dhe te portieri shqiptar Thomas Strakosha.

“Strakosha? Një portier që është përmirësuar shumë dhe që po bën mjaft mirë. Daljet e munguara? Nuk e shoh negativisht, shumë e vështirë të dalësh në zonë. Duhet shumë guxim dhe të jesh shumë mirë i pozicionuar.

“Ai mbulon hapësirat dhe mbron kuadratin mjaft mirë. Në dalje shumë portierë nuk dalin dhe kuptohet se i japin përparësi kundërshtarit.

Thomasi është rritur ashtu si i gjithë ekipi, natyrisht që të gjithë bëjnë gabime. Unë e konsideroj si vendimtar. Ka fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën duke patur shumë kontribut. Nuk janë të tjerët më mirë se ai”, – tha Orsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat