Rashica fiton derbin shqiptar - Bota Sot
Rashica fiton derbin shqiptar

Futboll

Rashica fiton derbin shqiptar

Nga: Kemajl Goca Më: 23 maj 2020 Në ora: 17:27
Pamje nga ndeshja

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, fiton derbin shqiptar me rezultat 1:0, ndaj skuadrës së Freiburgut, që luan reprezentuesi i Shqipërisë, Amir Abrashi, në kuadër të javës së 27-të në Bundesliga I. 

Futbollisti nga Kosova u paraqit deri në minutën e 82-të dhe iu gëzua kësaj fitore në luftë për ekzistencë. 

Abrashi ka luajtur nga minuta e 72-të për Freiburgun por mbeten duarthatë.

Në minutën e 19-të, Bittencourt shënoi për fitoren e Werderit. Freiburg është në vend të shtatë me 37 pikë dhe Werderi i 17-ti me 21.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat