Muriqi komenton ofertën e Tottenhamit - Bota Sot
Muriqi komenton ofertën e Tottenhamit

Futboll

Muriqi komenton ofertën e Tottenhamit

Më: 24 maj 2020 Në ora: 17:42
Muriqi komenton ofertën e Tottenhamit

Sulmuesi i Fenerbahces dhe Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është duke kaluar një sezon fantastik me klubin turk transmeton Insporti.

Paraqitjet e tij kanë bërë që shumë klube evropiane të vihen pas tij.

Së fundmi u raportua se Tottenhami ka bërë një ofertë prej rreth 5 milionë eurosh.

Muriqi thotë se interesimi i klubeve e bën atë të lumtur, raporton “Fanatik”. 

“Emri im lidhet me një skuadër çdo ditë. Ofertat që vijnë më bëjnë të lumtur. Sidoqoftë, një transferim nuk është në agjendën time”, u shpreh Muriqi.

“Rezultatet në Superligë janë zhgënjimi ynë më i madh. Ne duam ta fitojmë Kupën e Turqisë. Mendoj vetëm për këtë. Nuk i kam shërbyer kësaj skuadre aq shumë sa dua ende”, ka shtuar ai.

Oferta e Tottenhamit është tejet e ulët në krahasim me çmimin e kërkuar nga Fenerbahce.

Klubi turk dëshiron rreth 25 milionë euro për sulmuesin nga Prizreni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat