Legjenda e Juventusit: Ronaldo është një super kampion

Futboll

Legjenda e Juventusit: Ronaldo është një super kampion

Më: 27 maj 2020 Në ora: 18:51
Cristiano Ronaldo

Ish ylli i Juventusit, Angelo Di Livio, ka thënë fjalë të mëdha për pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldon.

35 vjeçari portugez po gëzon një tjetër sezon të mirë në Serie A, ku ka shënuar 21 gola pas 22 ndeshjeve.

Di Livio, duke folur për Ronaldon, ka thënë se ai ka nevojë të pushojë vetëm një herë në 15 ndeshje.

“Cristiano Ronaldo gjithmonë duhet të luajë. Ju mund ta pushoni atë një herë në 15 ndeshje. Ai është i admirueshëm dhe kjo dëshmohet nga të gjithë shokët e tij të skuadrës, që kalojnë mirë me të”, ka deklaruar Di Livio.

“Ai është një super kampion. Ai udhëheq me shembullin për qëndrimin e tij në punë, stilin e jetës s tij, asnjëherë nuk ka probleme”.

Cristiano Ronaldo në vitin 2018 nga Real Madrid u transferua te Juventus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat