Ibra kthehet sërish në Suedi…

Futboll

Ibra kthehet sërish në Suedi…

Më: 28 maj 2020 Në ora: 11:12
Zlatan Ibrahimovic

Pas dëmtimit që pësoi të marten në stërvitje, Zlatan Ibrahimovic është larguar dje për në Suedi. Asnjë kontroll për t’u bërë në vendlindje, por vetëm një periudhë relaksi së bashku me familjen, e cila jeton atje.

Sulmuesi 38-vjeçar jeton vetëm në Milano dhe për këtë arsye, pas dëmtimit, ai vendosi ta kalojë këtë periudhë me familjen. Atje do të pushojë dhe shërohet më mirë, para se të kthehet në Itali. Me siguri, Ibra do të kthehet nga 3 qershori e tutje, kur detyrimi i karantinës për ata që kthehen në Itali do të bjerë.

Kjo do të thotë se sulmuesi veteran do të qëndrojë në Suedi për rreth dhjetë ditë, përpara se të kalojë kontrolle të reja mjekësore në Milano. Kujtojmë që Zlatan Ibrahimovic ishte disi me fat. Rezultati i provave instrumentale përjashtoi çdolloj dëmtimi në tendinën e Akilit, i cili do ta mbante larg nga fushat për një kohë të gjatë. Është vetëm një dëmtim i muskujve “soleus” të pulpës së këmbës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat