Bayernit i lëndohen tre futbollistë?

Futboll

Bayernit i lëndohen tre futbollistë?

Më: 29 maj 2020 Në ora: 16:48
Bayernit i lëndohen tre futbollistë?

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, ka konfirmuar tre mungesa për sfidën e fundjavës kundër Dusseldorf.

Strategu i kampionëve të Gjermanisë, ka thënë se Thiago Alcantara do të rikthehet i pari nga dëmtimi, ndërsa për Sulen dhe Tolisson nuk do të rrezikojë aspak.

“Thiago nuk është ende gati. Gjithsesi, mendoj se ai po bën progres të mirë dhe do të jetë një ndër të parët që do të rikthehet në stërvitje”.

“Niklas Sule gjithashtu, po bën progres të mirë, por nuk duam të rrezikojmë dhe po shohim rikuperimin e tij hap pas hapi. Me Tolisson, nuk do të marrim asnjë rrezik përsipër”, ka thënë trajneri i Bayern për dëmtimet.

Thiago Alcantara mungon prej shumë javësh për shkak dëmtimi dhe duket se nuk do të kthehet as në sfidën e fundjavës kundër Dusseldorf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat