Andre Gomes kujton ditën e parë te Barça: Nuk gjeta këpucë për t’u stërvitur… - Bota Sot
Andre Gomes kujton ditën e parë te Barça: Nuk gjeta këpucë për t’u stërvitur…

Futboll

Andre Gomes kujton ditën e parë te Barça: Nuk gjeta këpucë për t’u stërvitur…

Më: 30 maj 2020 Në ora: 01:10
André Gomes

André Gomes ishte një nga emrat më të diskutuar në merkaton e verës së vitit 2016. Më në fund, në mesin e shumë pretenduesve, ishte Barcelona që e rrëmbeu atë nga Valencia për shifrën “modeste” të 35 milionë eurove, plus 20 milionë të tjera bonuse.

Dhe sot, vite më vonë, për mikrofonat e “Eleven Sports”, André Gomes zbulon dhe kujton stërvitjen e tij të parë me katalanasit, ku e priti një episod i pakëndshëm: “Në ditën e parë të stërvitjes me Barcelonën, për shkak të një keqkuptimi, nuk pata këpucë sporti për të luajtur. Busquets duhej të më huazonte një palë të tijat. Të shkoja te Barça ishte pika më e lartë e karrierës sime. Unë jam shumë mirënjohës për atë klub. Kudo ku shkoj, kam me vete mësimet e asaj periudhe”.

Ndër të tjera, André Gomes është një nga lojtarët e paktë në botë, që ka luajtur me Messi dhe Cristiano Ronaldo: “Kam mësuar shumë nga të dy. Ata janë dy lojtarë me një talent të pakufishëm. Por, mbi të gjitha, ata kanë një mentalitet të jashtëzakonshëm, gjithmonë duan të fitojnë. Zemërohen shumë kur nuk fitojnë, edhe nëse është një ndeshje miqësore. Fuqia mendore e Messit dhe e Cristiano është e jashtëzakonshme”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat