Shosholli: Të jemi optimist real 

Futboll

Shosholli: Të jemi optimist real 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 maj 2020 Në ora: 13:34
Shosholli: Të jemi optimist real 

Futbolli në Kosovë rifillon me ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës me 2-3 qershor, ndërsa Superliga rifillon me 7 qershor!

Të gjithë janë pritje të rifillimit të kampionatit, që u ndërpre për shkak të pandemisë Covid 19 dhe që do të luhet tani pa praninë e shikuesve. Trajneri i mirënjohur, Ajet Shosholli, i uron klubet për një rifillim të mbarë dhe përfundim të suksesshëm.

“Para fillimit të sezonit, ka qenë një e mirë që edhe futbolli i Kosovës iu bashkua shumë federatave evropiane, me preferencën e  UEFA-së, që mundësisht kampionatet të vazhdojnë, çdo gjë vërtetohet të jetë rezultati i fushë së gjelbër. 

Image

Kjo është një gjë e mirë. Kërkesë e drejtë e klubeve ishte testimi pas lejes që morën nga Ishpk-ja, e cila ka dhënë vendimin përfundimtar për rifillimin e stërvitjeve dhe të garave. 

Deri me tani të gjitha klubet i kanë kryer testet, fatbardhësisht si duket do të dalin negative dhe kjo është shumë e mirë për futbollin dhe përbërjen skuadrave të Superligës”, tha Shosholli për gazetën kombëtare "Bota sot".  Në ditët  fundit ka pasur edhe deklarata pesimiste, se Kampionatin i Kosovës mund edhe të ndërpritet për shkak të infektimit me Covid 19 të ndonjë futbollistit.  

“Natyrisht kemi edh deklarata të ndryshme, mirëpo sa na takon neve trajnerëve, gjithmonë duhet  të mendojmë pozitivisht, që të jemi optimist real, kur e them të jemi optimist me shpresë se do të rifillojmë kampionatin dhe do ta mbarojmë në mënyrë të mbarë dhe të suksesshme. 

Mendoj se janë të tepërta deklaratat pesimiste, gjoja se në xhiron e  dytë, të tretë apo të katërt do të infektohen futbollistët dhe do të ndërpritet kampionati, nuk duhet të mendojmë ashtu por të mendojmë pozitivisht. 

Vetë natyra e profesionit të trajnerëve është e tillë dhe të mendojmë pozitivisht dhe të jemi optimist real.  Në Gjermani ka filluar kampionati, nëse nuk gabojë sot rifillon edhe në Kroaci, edhe në shtete tjera që janë lejuar stërvitjet, si Spanja, Anglia. Askush nuk garanton që nuk do të ketë të infektuar, s’ka garancë!

Sa i takon futbollit, është një e mirë dhe të gjitha ekipet kanë dalë negative, tani të mendojmë në mënyrë pozitive, në mënyrë të rregullt të përfundojë kampionati dhe është në interes të futbollit të Kosovë, për pjesëmarrjen në garat evropiane në bazë të renditjes tabelore dhe ato të hyrat financiare do të hyjnë në Kosovë, që i jep UEFA për ekipet që marrin pjesë në garat evropiane. 

Një e mirë në këto 11 xhiro, do të jetë që pas pauzës dy muajshe, futbollistët të hyjnë në trendin e garës dhe do të jetë shumë e mirë për çdo ekip edhe për vazhdimin e kampionatit të ardhshëm, që futbollistë nuk do të kenë shumë pauzë, do të jenë relativisht të përgatitur për kampionatin e ardhshëm.

Një gjë e mirë është se Ishpk  i ka dhënë kriteret, dezinfektimin e zhveshtoreve, testimin e futbollistëve, do të kërkohet që ekipet protokollet t’i plotësojnë dhe ta përfundojmë ashtu si i ka hije një shtetit normal. Edhe synimet dhe dëshira jonë, është që të përfundojë kampionati suksesshëm. Uroj të gjitha ekipet për fillim të mbarë dhe përfundim të suksesshëm të garave”, tha Shosholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat