Mbappe nuk bën për Liverpoolin

Futboll

Mbappe nuk bën për Liverpoolin

Më: 30 maj 2020 Në ora: 13:41
Mbappe nuk bën për Liverpoolin

Superylli i PSG, Kylian Mbappe nuk është lojtar i përshtatshëm për Liverpool e Jurgen Klopp. Ky është konkluzioni i Jason McAteer. Edhe “Reds” janë lidhur fort me një transferim të sulmuesit 21-vjeçar, i cili ka qenë tejet i frytshëm në futbollin francez, që prej debutimit me Monaco, në vitin 2016.

Mbappe, gjithashtu shkëlqeu në Champions, teksa ishte pjesë e skuadrës fituese të Kupës së Botës, Francës, në “Rusi 2018”. Nënshkrimi me të vlerësohet nga shumë specialistë si një “deklaratë” qëllimesh të larta të kryesuesve të arratisur të Premier League, Liverpool. Megjithatë, McAteer nuk është aq i sigurt. Sipas tij, Timo Werner i RB Leipzig dhe Jadon Sancho i Borussia Dortmund janë më të vlefshëm për skuadrën nga “Anfield”.

“Nga këndvështrimi i një menaxheri, gjithmonë duhet të jesh dy apo tri lëvizje përpara, – tha ish-mesfushori i “Reds” për “Stats Perform News”. 

Është detyra e Jurgen të vizualizojë atë që sheh të dobishme për sezonet e ardhshme. PSG është një klub unik, i dëshpëruar për të fituar Champions-in. Po flasim për një skuadër fantastike në total, por lojtarët dëshirojnë një sfidë më të madhe. Sidoqoftë, nuk jam i sigurt nëse ai është lloji i lojtarit të duhur për futbollin e Jurgen Klopp. Më mirë të marrim Werner ose Sancho. Ne mund ta shohim Mbappe te Liverpool për arsye të ndryshme, por nuk e di nëse do të përshtatej aty në këtë kohë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat