Kur Abdyl Bellopoja ia prishi nervat trajnerit, ja çka kishte bërë me Cërvena Zvezdën

Futboll

Kur Abdyl Bellopoja ia prishi nervat trajnerit, ja çka kishte bërë me Cërvena Zvezdën

Nga: Kemajl Goca Më: 31 maj 2020 Në ora: 15:22
Abdyl Bellopoja me tl kaltra, portieri Zoran Lamajiq dhe kapiteni Sahit Kelmendi etj. para ndeshjes me Zvezdën

Abdyl Bellopoja ka pasur një karrierë të bujshme dhe shquhej edhe për konkretizimin e penalltive! 

Me 13 mars (e diel) të vitit 1988, në kuadër të javës së 19-të, ai e kishte kapiten Sahit Kelmendin dhe me Prishtinën u ballafaquan me Cërvena Zvezdën e Beogradit! 

Prishtinës i duhet fitorja gjithsesi për mbijetesë e Zvezdës për titull, por prishtinasit pësuan humbje me 2:3.
Bellopoja ishte luftarak ndonjëherë shënonte edhe nga largësia në ndeshjet e ligës ish jugosllave.

Në takim me Cërvena Zvezdën e Beogradit, ai për një moment ia prishi nervat trajnerit të tij,Josip Duvançiç.
Bellopoja merr përsipër penalltinë dhe kur mbi 30 mijë shikues prisnin golin, duke e njohur temperamentin dhe saktësinë e tij, ai për çudi e huq në minutën e 52-të. 

Bellopoja gjuajti e portieri Davidoviq e mbrojti, kur rezultati ishte 0:3 për beogradasit, 
Duvançiçit iu prishën nervat sepse shpresonte se me këtë gol të paktën mund ta fitonin një pikë kur e kishte parasysh rezultatin përfundimtar 2:3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat