Ky është gjyqtari i Kosovës që e rrahën para syve të djalit të tij, 6-vjeç

Futboll

Ky është gjyqtari i Kosovës që e rrahën para syve të djalit të tij, 6-vjeç

Nga: Kemajl Goca Më: 31 maj 2020 Në ora: 16:32
Ilijaz Spahiu në mes

Gati i ka 27 vite nga ajo histori trishtuese në fushën e futbollit në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku milicia e regjimit kriminal serb me autoblinda e ndërpreu ndeshjen mes Birlikut nga Mitrovica dhe Skenderajt, e vlefshme për Kampionatin e Republikës së Kosovës, Grupi i Mitrovicës.

Aty më së keqi e kishte pësuar gjyqtari i futbollit Iljaz Spahiu, duke e rrahur aq rëndë sa mezi ishte çuar edhe në këmbë të veta. 

Më e tmerrshmja ka qenë, se at ndeshje siç tregojnë, ka qenë i pranishëm edhe djali i tij, 6 vjeç, ku e kishte pa me sytë e tij se si milicia kriminale serbe e rrihte babain e tij.  Spahiun e kishin  detyruar edhe t’i shkul shtyllat!

Sipas burimeve, Spahiun e kanë marr me pizgauer dhe edhe aty kush ka mundur e ka goditur me kontakt të automatit. 
Në stacionin e milicisë famëkeqe në Mitrovicë, ai rrihet keq!

Kur është dalë nga stacioni i milicisë, fatmirësisht dikush nuk e ka lejuar të pinte ujë sepse do të vdiste menjëherë. Siç tregojnë pastaj ka shkuar në familjen  e gjyqtarit Rexhep Potoku, edhe ky i fundit ishte halë në sy për regjimin serb.     

Djalin e tij dikush nga shikuesit e kishte përcjellur për në shtëpi, një nga historitë më të dhimbshme të futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat