Rrëfeu se ishte me koronavirus përpara ndeshjes Champions, Valencia sulmon trajnerin e Atalantas!

Futboll

Rrëfeu se ishte me koronavirus përpara ndeshjes Champions, Valencia sulmon trajnerin e Atalantas!

Më: 31 maj 2020 Në ora: 21:45
Gian Piero Gasperini

Ka mjaftuar një intervistë e Gian Piero Gasperinit, trajnerit të Atalantas, për Gazzetta dello Sport, për të ngjallur reagimin e menjëhershëm të Valencias.

Trajneri italian rrëfeu se ishte infektuar dhe kishte shfaqur simptomat e para që përpara ndeshjes së Champions League, përballë Valencias. Në një komunikatë për shtyp, klubi i “Mestalla”-s ka reaguar sidomos duke ditur se 35% e organikës së iberikëve u infektua nga epidemia.

“Pas deklaratave të trajnerit të Atalantas, Gian Piero Gasperini, Valencia shprehet publikisht e befasuar për faktin se trajneri i skuadrës rivale në fazën e 1/8-ve të Champions League pranon se përpara ndeshjes së datës 10 mars në “Mestalla” ishte i vetëdijshëm se simptomat që kishte shfaqur mund të kishin lidhje me koronavirusin, duke mos marrë masa parandaluese dhe duke rrezikuar shumë persona gjatë udhëtimit në Valencia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat