Është penduar që ka refuzuar ofertën e Tottenhamit për Muriqin - Bota Sot
Është penduar që ka refuzuar ofertën e Tottenhamit për Muriqin

Futboll

Është penduar që ka refuzuar ofertën e Tottenhamit për Muriqin

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 13:25
Është penduar që ka refuzuar ofertën e Tottenhamit për Muriqin

Gazetari i “Sabah”, Volkan Demir ka zbuluar për “A Spor” se presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç është penduar që ka refuzuar ofertën e Tottenhamit për Vedat Muriqin.

Tottenhami ka kërkuar transferimin e një sulmuesi në afatin kalimtar të janarit pas lëndimit të Harry Kane.

Muriqi ishte ndër emrat që ishin lidhur me një kalim në Tottenham, por në fund, klubi londinez nuk ia doli ta transferojë asnjë futbollistë.

Së fundmi është raportuar se Fenerbahçe është detyruar ta ulë çmimin e Muriqit për shkak të krizës me pandeminë COVID-19.

Demir thotë se Tottenhami ishte i gatshëm të ofronte 20 milionë euro për Muriqin në janar, por që Fenerbahçe refuzoi ta shiste 26-vjeçarin në mes të edicionit.

“Tottenhami u interesua për Muriqin në janar, klubi ishte serioz për transferimin dhe ofroi 20 milionë euro”, thotë gazetari turk, Demir.

“Por, presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç e refuzoi ofertën pasi aso kohe skuadra luftonte për titull dhe mendonte se shitja e futbollistit kryesor do të ishte gabim”, tregon më tej ai.

“Duke u bazuar në situatën aktuale, unë mendoj se ai është penduar për këtë vendim tani”, shtoi Demir.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat