Kështu ishte pritur Tipuriç nga shqiptarët në Prizren në vitin 1988! - Bota Sot
Kështu ishte pritur Tipuriç nga shqiptarët në Prizren në vitin 1988!

Futboll

Kështu ishte pritur Tipuriç nga shqiptarët në Prizren në vitin 1988!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 qershor 2020 Në ora: 14:49
Kjo vajzë atëkohë, i dorëzon një dhuratë kapitenit të Hajdukut Jerko Tipuriç

Një fotografi sa një mijë fjalë e 3 gushtit të vitit 1988. 

Në stadiumin në Prizren, sipas gazetës kroate “Jutarnj List”, mbi 6 mijë shikues, Hajduku i Spliti u mposht me penallti me rezultat 5:4, pasi që takimi përfundoi 0:0.

Liria u kualifikua në të tetën e finales së Kupës Marshall Tito dhe Hajduku u eliminua. 

Hajduku, skuadra me renome, ishte pritur në mënyrën më të mirë nga shqiptarët ashtu si e kanë zakon, madje para ndeshjes me daulle e valle! 

Kjo vajzë atëkohë, i dorëzon një dhuratë kapitenit të Hajdukut Jerko Tipuriç. Atmosferë drithëruese! Pas tyre shihet kapiteni i Lirisë Rexhep Gaxholli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat