Vardari ndërprenë bashkëpunimin me Gajur Rexhepin dhe Labinot Musliun - Bota Sot
Vardari ndërprenë bashkëpunimin me Gajur Rexhepin dhe Labinot Musliun

Futboll

Vardari ndërprenë bashkëpunimin me Gajur Rexhepin dhe Labinot Musliun

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 16:35
Vardari ndërprenë bashkëpunimin me Gajur Rexhepin dhe Labinot Musliun

Klubi i futbollit Vardari nga Forina e Gostivarit, anëtar i Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut, grupi i Perëndimit, ka njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me stafin teknik, Gajur Rexhepi dhe ndihmësin e tij Labinot Musliu.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, ku mes tjerash i falënderojnë për kontributin e dhënë.

Ja njoftimi i plot i KF Vardari.

"Kryesia e K.F."Vardari" - Forinë në mbledhje unanimisht mori vendim që të ndërpritet bashkpunimi për stafin e trenerëve aktual z.Gajur Rexhepi dhe z.Labinot Musliu, të njëjtëve u dëshirojm suksese të mëtutjeshme dhe i faleminderojm publikisht për kontributin e dhënë në sezonin e parë të K.F."Vardari" në ligën e dytë", thuhet në njoftimin e klubit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat