Juventusi pas djalit të legjendës së klubit - Bota Sot
Juventusi pas djalit të legjendës së klubit

Futboll

Juventusi pas djalit të legjendës së klubit

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Juventusi është i interesuar që të sjellin nga Borussia Monchengladbach, sulmuesin Marcus Thuram.

Kjo për të do të ishte një rikthim në Torino, pasi ai është rritur atje, pasi babai i tij Lilian ka luajtur për Juventusin nga viti 2001 deri në vitin 2006.

Marcus ka lindur në gusht të vitit 1997, një vit pasi babai i tij ishte bashkuar me Parmën.

Thuram Junior aktualisht po shkëlqen në Bundesligë, ku ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë nëntë asistime në 37 ndeshje për Borussia Monchengladbach.

Ai kaloi nga Guingamp verën e kaluar për 9 milionë euro dhe se vlera e tij është shumëfishuar, pasi tani vlerësohet diku rreth 25 milionë euro.

Edhe klube tjera si Roma, Inter dhe Fiorentina, sipas le10sport.com, kanë shfaqur interesim, por Juventusi aktualisht është në krye të listës.

Thuram është kryesisht një sulmues qendre, por mund të luajë në cilindo nga rolet e sulmit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat