Dallku: Në vend se të shkonte loja 5-0, ne rrezikonim që të bëhej 2-1 - Bota Sot
Dallku: Në vend se të shkonte loja 5-0, ne rrezikonim që të bëhej 2-1

Futboll

Dallku: Në vend se të shkonte loja 5-0, ne rrezikonim që të bëhej 2-1

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 20:41
Armend Dallku

Pas më shumë se dy muaj pauzë futbolli elitar i Kosovës është rikthyer me ndeshjen e parë gjysmëfinale të kupës.

Prishtina ka siguruar fitoren prej 3:0 përball Drenicës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Golat e Otto John (28’), Ahmet Januzi (44’) dhe Meriton Korenica (90’) ishin përcaktues të takimit.

Në pjesën e dytë më saktësisht para golit përfundimtar të Prishtinës, Drenica nëpërmjet Hasan Hysenit lëshoi një rast të artë për gol.

Hyseni dështoi të realizonte nga pika e bardhë.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Prishtinës, i cili ka thënë se është i kënaqur me fitoren, por jo edhe me rrezikimin në fund të ndeshjes.

“Në vend që të shkonte loja 5-0, ne rrezikonim që të bëhej loja 2-1. Pavarësisht asaj, unë jam i kënaqur me fitoren, dhe me futbollistët e mi. Gjithashtu, jam shumë i kënaqur edhe me një debutant ne skuadrën tonë, siç ishte Zhuri ku i dëshirojmë shumë suksese dhe fat. Normalisht rezultati 3-0 është komod, mirëpo kjo nuk na jep në asnjë mënyrë komoditetin maksimal për ndeshjen e kthimit, mirëpo do të mundohemi ta bëjmë hyzmetin edhe në ndeshjen kthyese”, ka thënë Dallku për SSK.

Kujtojmë, ndeshja e kthimit zhvillohet me 17 qershor në ‘Bajram Aliu’ të Skenderajt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat