Këto janë kushtet për miqësoret e skuadrave të Premier Leagues

Futboll

Këto janë kushtet për miqësoret e skuadrave të Premier Leagues

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 21:52
Premier League

Klubeve të Premier Leagues u është dhënë leje për të luajtur ndeshje miqësore para rifillimit të edicionit në Angli.

Sipas Sky Sports, vendet ku do të luhen ndeshjet nuk duhet të jenë më shumë se 90 minuta larg, ndërsa lojtarët duhet të udhëtojnë me veturat e tyre, të veshur me fanellat me të cilat do të luajnë.

Arbitrat ende nuk janë testuar për COVID-19, kështu që fillimisht miqësoret do të referohen nga pjesëtarë të shtabeve teknike të skuadrave.

Shpresohet se arbitrat do të jenë në gjendje të referojnë një javë para rifillimit të edicionit, më 17 qershor.

Nëse miqësoret do të luhen në stadiume, lojtarët do të hyjnë përmes hyrjes për ta dhe do të dalin menjëherë në fushë. Zhveshtoret nuk do të përdoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat