Talenti kthehet në Camp Nou, Barça do t’ia ofrojë Inter-it

Futboll

Talenti kthehet në Camp Nou, Barça do t’ia ofrojë Inter-it

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 23:43
Lautaro Martinez

Kriza ekonomike ka goditure edhe Schalke-n.

Klubi gjerman, sipas Westdeutsche Allgemeine Zeitung, ka vendosur të mos e blejë përfundimisht kartonin e Jean-Clair Todibo, mbrojtësi francez i datëlindjes 1999-të.

20-vjeçari është huazuar në Gjermani nga Barcelona, ku do të kthehet në fundin e sezonit. Plani i katalanasve është që t\ia ofrojë Inter-it për të ulur çmimin e Lautaro Martinez.

Vlera e francezit është 25 milionë euro dhe përfshirja e tij në negociatat për Demin do ta ulte në 90 milionë euro çmimin e Lautaro-s. Kjo është edhe shifra minimale që kërkojnë zikaltrit.

Gjithsesi, Barcelona ka theksuar se nuk ka ndërmend të paguajë një shumë kaq të lartë në para dhe aq më pak klauzolën 111 milionë euro të argjentinasit, që është e vetmja rrugë e mundshme për zikaltrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat