Ballkani iu drejtohet tifozëve 

Futboll

Ballkani iu drejtohet tifozëve 

Nga: K. G. Më: 3 qershor 2020 Në ora: 13:26
Ballkani iu drejtohet tifozëve 

Me padurim pritet sfida e sotme në orën 16.00 mes Ballkanit nga Theranda dhe Feronikelit nga Drenasi, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll. 

Ballkani iu drejtua me një mesazh tifozëve të tyre, “Xhebrailave”. 

“Të dashur tifoz te klubit tonë, sot pas një periudhe gati 3 mujore po kthemi në fushën e blertë, me keq ardhje që jemi të detyruar ta zhvillojmë lojën pa praninë e tifozëve, me shpresën se sa më shpejt të ktheheni në tribuna për të na mbështetur kur kemi nevojë më së shumti për ju”, ka shkruar FC Ballkani.

Ballkani është lider në elitë dhe synon edhe finalen e madhe të Kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat