Arsllani: Ky pushim na dëmtoi shumë

Futboll

Arsllani: Ky pushim na dëmtoi shumë

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 16:06
Arsllani: Ky pushim na dëmtoi shumë

Seleksionuesi i kombëtares U18 të Maqedonisë, Shkumbin Arsllani, ka deklaruar për gazetarin Reshat Ibrahimi se pandemia me Covid-19 ka dëmtuar shumë planet e tij në aspektin e ndeshjeve.

Ai thotë se një e mirë në këtë të keqe është se kualifikimet nuk janë anuluar.

“Mbetet plani që ndeshjet kualifikuese të mbahen në muajin tetor të këtij viti. Kjo është e mira në këtë periudhë të keqe”, ka deklaruar seleksionuesi Arsllani.

“Për gjeneratën time të vitit 2002, deri tani mbetet urdhëri nga UEFA që mos të luhen ndeshjet ndërkombëtare, ndoshta në korrik do të kemi mundësi të vazhdojm me loja.

Ky pushim na ka dëmtuar shumë në aspekt të lojave dhe krijimit të ekipit. Në mars kishim turnir në Antali dhe 4 loja me kundërshtar të rangut të lart, në prill kishim paraparë dy ndeshje kundër Gjeorgjisë, në maj dy ndeshje ndaj Qipros, kurse tani në muajin qershor dy miqësore kundër Malit të Zi”, shtoi seleksionuesi i 18-vjecarëve, Shkumbin Arsllani për gazetarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat