Emocione të Ballkani, kjo është arsyeja

Futboll

Emocione të Ballkani, kjo është arsyeja

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 16:15
Emocione të Ballkani, kjo është arsyeja

Lideri i kampionatit Ballkani nga Theranda ka pasur një ditë me përplot emocione.

“Sot ne hapësirat e FC Ballkani përplot emocione të përziera, me rastin e përshëndetjes nga futbollisti Elbasan Gashi, i cili gjithë karrierën futbollistike e kalojë ne klubin e qytetit të tij, duke djersitur fanellën ne kohërat e vështira, por edhe ne kohë më të mira, e qe është karakteristik për Elbasanin ai gjithnjë ka ngelur i njejti duke respektuar fëmijët e shkollës së futbollit, zbatuar udhëzimet e stafit teknik, duke ndërtuar raporte të afërta dhe të dashura me tifozët, e në veçanti tifo grupin “Xhebraliat”.

Ne fushë Elbasanin e respektonin edhe kundërshtaret pasi qe me sjelljen e tij e meritonte, një shembull model si duhet te jetë një futbollist ne fushë dhe jashtë saj.

FC Ballkani, Elbasanit i uron shumë fat dhe shëndet ne kapitullin e ri të jetës ne diasporë, duke uruar qe do të vazhdojë të bëjë atë që din me së miri, pra t’iu rrëmbejë frymëmarrjen shikueseve të futbollit me magjitë e tij.

Mirupafshim Elbasan, porta e shtëpisë tënde të FC Ballkani gjithmonë do të jetë e hapur për ty, shumë suksese në Itali”, njofton FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat