Muller: Nëse nuk e bën këtë gjë, nuk mund të luash për Bayern - Bota Sot
Muller: Nëse nuk e bën këtë gjë, nuk mund të luash për Bayern

Futboll

Muller: Nëse nuk e bën këtë gjë, nuk mund të luash për Bayern

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 21:53
Muller

Pjesë e skuadrës së parë të Bayernit që nga viti 2008, 8 tituj të fituar në Bundesligë, një Champions, 196 gola në 525 ndeshje dhe nuk ka ndërmend të ndalet.

Thomas Muller do të jetë me Bayernin e Mynihut deri në vitin 2023. Në përfundim të kësaj marrëveshjeje, Muller do të mbushë më shumë se 14 vite në ekipin e parë. Janë të rrallë atë që mbijetojnë në një klub të madh si Bayerni për një kohë kaq të gjatë. Sekretin e zbulon vetë 30-vjeçari për faqen zyrtare të klubit:

“Për të pasur jetëgjatësi në këtë klub të duhet cilësi, sjellja e duhur, forcë dhe të japësh gjithçka në fushë. Pa dhënë gjithçka, nuk është e mundur të luash për Bayernin aq kohë sa unë. Thjesht duhet të performosh në nivele të larta. Klubi nënshkruan me një lojtar, sepse beson t’i arrijë objektivat me të.

10 muaj më parë, situata ishte krejt ndryshe. Kush e dinte nëse do ta zgjatej kontrata ime deri më 2023! Në biznesin e futbollit, por edhe në jetën e përditshme, gjëra të vogla bëjnë diferencën në vendime të mëdha.”

Zëra për transferimin e tij kanë qarkulluar në intervale të ndryshëm kohore. Manchester United dhe Arsenali kanë këmbëngulur për ta transferuar në Premier League. Megjithatë, duket se Muller do ta mbyllë në Bavari, aty ku e ka rigjetur veten, pasi kishte “ngrirë” nën drejtimin e Niko Kovacit. I pyetur për pozicionin e tij më të mirë, Muller nënvizoi:

“Preferoj të luaj pas sulmuesit tonë të parë, Robert Lewandowskit. Nga aty mund të futem edhe në hapësirat e krijuara në të dy krahët. Nuk veproj si një shpërndarës statik i topave, edhe pse aftësitë e mia në këtë drejtim janë gjithashtu shumë të mira”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat