Manchester United afër transferimit të Chiesas

Futboll

Manchester United afër transferimit të Chiesas

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 21:50
Federico Chiesan

Manchester United thuhet se është shumë afër të transferojë Federico Chiesan nga Fiorentina.

Lojtari italian po kërkon të luajë në një skuadër të madhe dhe Djajtë e Kuq po tentojnë të afrojnë atë në Old Trafford.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, Chiesa mund të kalojë te Manchester United për 70 milionë euro.

Fiorentina ka bërë të ditur se do të shesë lojtarin në këtë shumë dhe skuadra angleze është e gatshme të bëjë këtë ofertë.

22-vjeçari është duke u kërkuar edhe nga Juventusi dhe Interi, mirëpo që mediumi italian raporton se ai mund të kalojë në te United.

Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga bordi i klubit që të mbyllë sa më parë transferimin e Chiesas nga Viola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat