Agim Ademi thyen heshtjen, a do të vazhdojë të jetë kryetar i FFK-s?

Futboll

Agim Ademi thyen heshtjen, a do të vazhdojë të jetë kryetar i FFK-s?

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 10:25
Agim Ademi

Situata në Federatën e Futbollit të Kosovës, tani për tani nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme.

Së fundi është gjykata ajo e cila ka kërkuar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi që deri më 18 qershor të paraqitet në Qendrën e Rekrutimit për ta kryer dënimin prej 9 muajsh burgim, që ia ka shqiptuar Gjykata e Apelit për një çështje jashtë futbollit.

I pyetur për këtë rast nga KosovaPress, kryetari i FFK-së, Agim Ademi është përgjigjur shkurt duke u shprehur se ende është kryetar i Federatës së Futbollit të kosovës.

“Jam kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës deri në momentin që unë nuk jam. Kjo varet prej votave të delegatëve tanë dhe kaq”, është përgjigjur Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat