Llapi bën homazhe te varri i Vokrrit

Futboll

Llapi bën homazhe te varri i Vokrrit

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 15:51
Llapi bën homazhe te varri i Vokrrit

Skuadra e futbollit Llapi nga Podujeva, ka bërë homazhe të varri i legjendës së futbollit Fadil Vokrri. I ndjeri  kishte isur hapat e parë në klubin e Llapit.

"2 vite nga shkuarja në amshim e Legjendës, Fadil Vokrri
Homazhe dhe kurora lulesh pranë varrit ku prehet shpirti i tij

Prishtinë, 9 qershor 2020 – Data e sotme do mbahet mend gjatë nga futbolldashësit, mëngjesin e datës 9 qershor 2018, saktësisht 2 vite më parë u nda nga jeta njeriu i historisë së futbollit kosovar, njeriu i cili dha gjithçka për futbollin, e ai njeri sot nuk është në mesin tonë. Fadil Vokrrin do ta kujtojmë gjithmonë për të mirë, do ta kujtojmë për kontributin e tij të madh për pranimin e futbollit kosovar në UEFA e FIFA, do ta kujtojmë edhe si yllin e futbollit tonë, pasi si Vokrri nuk do të ketë më.

Sot dy vite nga shkuarja në amshim e Presidentit Legjendar, Fadil Vokrri u prezantua buceta e shtatores së tij, e cila do ndërtohet në nderim dhe kujtim të Vokrrit dhe veprave të tij.

Kryetrajneri i skuadrës, Tahir Batatina, pas vizitës tek varri i Legjendës, e kujton me mall dhe është falenderues ndaj tij për çdo gjë që ka bërë për futbollin, por kërkon që të vazhdohet misioni i Legjendës së ndjerë, pasi me përkushtim ashtu siç bëri Vokrri, futbolli kosovar do shkoj përpara!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat