Legjenda e Spanjës: Lautaro Martinez mund të kalojë në këtë klub

Futboll

Legjenda e Spanjës: Lautaro Martinez mund të kalojë në këtë klub

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 11:47
Lautaro Martinez

Ish-futbollisti dhe legjenda e kombëtares së Spanjës, Fernando Morientes ka thënë se ylli argjentinas i skuadrës italiane, Inter, Lautaro Martinez mund të kalojë te njëri nga gjigantët spanjollë, Real Madrid ose Barcelona.

Ylli i Interit se fundmi është lidhur me një kalim te katalunasit gjatë afatit kalimtar të verës, pas formës të jashtëzakonshme që ka pasur këtë sezon me “neurazuret”, duke shënuar 16 gola në 31 ndeshje zyrtare me klubin nga Milano.

Edhe Real Madridi raportohet se ka shprehur interesim për lojtarin argjentinas, i ka klauzolë lirimi prej 111 milionë eurosh.

Mirëpo, Morientes tha se mendon se Lautaro është më afër kampionit aktual të Spanjës.

“Barcelona është shumë e interesuar për ta blerë atë, por ka pasur edhe biseda për Real Madridin edhe pse mendoj më shumë për Barcën” deklaroi Fernando Morientes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat