Conte kundër Gattusos

Futboll

Conte kundër Gattusos

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 14:13
Conte kundër Gattusos

Ka një tel të hollë, por të fortë si çeliku, që lidh universet e Antonio Conte dhe Rino Gattuso. Eshtë një fije që, duke e përcaktuar thjesht me një fjalë, mund të përmblidhet me “lodhje”. Për ta, gjithçka është punë e vështirë. Futbolli, natyrisht, por edhe vetë jeta. Të dy nuk janë kurrë të qetë, të kënaqur. Në sytë e tyre lexohet rregullisht shqetësimi, sepse gjithmonë janë duke kërkuar diçka, që nuk është ende aty ku duhet. Për ta arritur më të mirën punojnë me një këmbëngulje, sikurse dinë vetëm ata. Kjo vlen të evidentohet në prag të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Shqipërisë mes Napolit dhe Interit. Kujtojmë se ndeshja e parë ka përfunduar 1-0 për napoletanët, në “San Siro”.

Për të arritur lavdinë, ata preferojnë edhe maloren më të ashpër. Conte dhe Gattuso, së pari si lojtarë dhe më pas si trajnerë, kanë punuar shumë, kanë djersitur, kanë dhënë tërë energjitë në fushë. Të dy udhëhiqen nga e njëjta filozofi, ajo e punës. Së pari vjen kjo, pastaj fillojnë të flasin për lojën, skemat, diagonalet etj.  Por, nëse nuk ka vullnet për të sakrifikuar, të gjitha të tjerat bëhen boshe dhe të padobishme.

Djersa dhe sakrificat
Të dy janë djem të jugut të Italisë; njëri nga Puglia (Conte) dhe tjetri nga Kalabria (Gattuso). Ata i “paketuan” ëndrrat në valixhe dhe zbarkuan në veri me të njëjtin qëllim që kishin etërit e tyre, gjyshërit dhe stërgjyshërit. Me kalimin e kohës, ata bënë të njëjtin udhëtim si trajnerë, duke demonstruar cilësitë e tyre. Shikoni Napolin e Gattuso dhe Interin e Conte, duke llogaritur edhe kufijtë e pashmangshëm (sepse projektet janë ende në zhvillim e sipër). Të dyja skuadrat reflektojnë personazhet që i udhëheqin. Interi është agresiv, i ngurtë taktikisht, që aplikon veprime vertikale në përpjekje për ta kapur kundërshtarin të papërgatitur.

Napoli, i cili e filloi shumë keq me Gattuso, u rrit para ndalesës së detyruar të Covid-19. Blutë filluan të kuptojnë mësimet e trajnerit dhe, mbi të gjitha, ta ndjekin atë me dëshirë. Marrja e detyrës te Napoli nuk ishte e lehtë, sepse pasonte mentorin e tij, Ancelotti. Pra, çdo ndryshim që ai kishte në mendje mund të lexohej si mospërfillje e asaj që kishte imponuar paraardhësi i Gattuso. Duke i peshuar të mirat dhe të këqijat, ish-mesfushori kuqezi pranoi bastin dhe, ashtu sic bëri në fushë si lojtar, uli kokën dhe filloi të vraponte…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat