Giggs flet për zënkën e tij

Futboll

Giggs flet për zënkën e tij

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 16:47
Giggs flet për zënkën e tij

Ryan Giggs ka deklaruar se ka patus nje perplasje me Cristiano Ronaldon për të pirë një ‘Coca Cola’ në mëngjes.

Ole Gunnar Solskjaer pohoi në vitin 2016 se legjenda e Uellsit i bëri të qartë ndjenjat e tij ndaj Ronaldos duke e ngritur atë lart në mur gjatë incidentit.

“Një herë Cristiano Ronaldo erdhi në mëngjes me një kanaçe Coca-Cola në duar. Ryan Giggs e shtyu atë në mur!”.

“Ai i tha Ronaldos: ‘Mos e bëj më atë përsëri’”, kishte deklaruar Solskjaer.

Kur u pyet Giggs nëse ai mendonte se sjellja ndaj yllit të Juventusit nuk ishte e pranueshme, ai kishte dyshime rreth kësaj.

“Ndoshta. Nuk e di nëse e kam kapur apo shtyrë drejt murit”.

“Unë mund t’i kisha thënë, ‘Ne nuk e bëjmë këtë te Manchester United’”.


“Por, pastaj ai shkoi dhe ma dëshmoi të kundërtën duke shënuar het-trik!. Unë pi atë që dua, Giggsy!”, ka thënë Giggs.

Giggs, 46 vjeç, shijoi një karrierë të jashtëzakonshme 24-vjeçare në Old Trafford dhe fitoi 13 tituj të Ligës Premier me Djajtë e Kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat