Ja kush ishte Eroll Salihu në vitin 1996

Futboll

Ja kush ishte Eroll Salihu në vitin 1996

Nga: Kemajl Goca Më: 10 qershor 2020 Në ora: 18:19
Ja kush ishte Eroll Salihu në vitin 1996

Secili ka dhënë kontributin e vet në vitet e 90-ta (1991-1999), në kohën e okupimit, duke iu kundërvu agresorit serb.
Në fakt, kush ishte Eroll Salihu në vitin 1996?

Ai ka qenë futbollist i Prishtinës dhe ka rrezikuar shumë së bashku me mijëra sportistë, duke iu bërë ballë shantazheve e kërcënimeve të rënda që vinin nga regjimi kriminal serb. 

Në vitin 1996, Salihu u zgjodh në dhjetëshin e futbollistëve më të mirë të Kosovës, ku shihet edhe renditja si dukej atëkohë!
Salihu është edhe shënuesi i parë i Kampionatit të parë të Republikës së Kosovës. 

Image

Dhjetëshja e futbollistëve më të mirë në vitin 1996

Ai shënoi gol në minutën e 17-të për Prishtinën, e cila pati humb takimin me 3:2 nga Flamurtari, në sfidën e parë të Kampionatit të Republikës së Kosovës, që ishte zhvilluar me 13 shtator të vitit 1991. 

Salihu është njeriu që sakrifikoi dhe dha shumë për futbollin, së bashku me mijëra sportistë, veprimtarë, donatorë, trajnerë, gjyqtarë, vëzhguesit, ata që lëshuan toka në fusha të futbollit etj.  

Salihu sot është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës. Krejt në fund, kah mesi i muajit gusht të vitit 1991, pushtuesi serb e fton Salihun që ti pranojë masat e dhunshme, po e refuzon atë së bashku me të gjithë shqiptarët, me përjashtim të njërit që kishte vazhduar me Prishtinën fantome të serbëve. Salihu, njeriu i sakrificave qoftë në vitet e 90-ta qoftë në ato të pasluftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat