Gattuso shpërthen në lot pas ndeshjes

Futboll

Gattuso shpërthen në lot pas ndeshjes

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 17:36
Gattuso shpërthen në lot pas ndeshjes

Napoli barazoi 1:1 me Interin në shtëpi ditën e djeshme dhe kaloi në finalen e Kupës së Italisë, për shkak të fitores 1-0 që kishte marrë ndeshjen e parë në fushë kundërshtare.

Në finalen që do të zhvillohet pas 3 ditëve, të besuarit e Gattusos do të përballen me Juventusin, që eliminoi gjithashtu Milanin. Pas përfundimit të takimit, trajneri Gattuso ka folur për mediat italiane, ku ka shpërthyer në lot, shkruan panoramasport.

Kjo ndodhi për shkaka se trajneri i Napolit u shpreh se këtë fitore ia dedikonte motrës së tij, e cila u nda nga jeta vetëm pak ditë më p-arë në moshë shumë të re.

“Këtë kualifikim ia dedikoj familjes sime, veçanërisht motrës sime të ndjerë e cila iku nga ne para pak ditësh.”, u shpreh Gattuso i përlotur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat