Koronavirusi mund t’ia prishë marrëveshjen Realit me Ajaxin për Van de Beek

Futboll

Koronavirusi mund t’ia prishë marrëveshjen Realit me Ajaxin për Van de Beek

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 00:59
Donny van de Beek

Donny van de Beek mund të mos përfundojë në Real Madrid.

Gazetari i “De Telegraaf”, Valentijn Driessen, nga burime të sigurta ka konfirmuar se gjithçka ishte planifikuar të ndodhë në verën e vitit 2020 dhe se  Van de Beek do të kalonte në Madrid për 50 milionë euro.

Megjithatë, shkaku i pandemisë, gjërat mund të kenë ndryshuar.

Sipas Valentijn Driessen, transferimi mund të mos ndodhë sepse Real Madridi tashmë ka nisur rinovimin e stadiumit dhe do të investojë mbi 300 milionë euro, plus do të kërkojë të blejë lojtarë vërtetë që do t’i kryenin punë sezonin e ardhshëm, pasi sipas tij, nuk është këtë verë luksi për të blerë lojtarë për të ardhmen dhe kështu 50 milionë euro janë shifër e lart për një futbollist që mund të mos jetë titullar.

Valentijn Driessen thotë ndër të tjera se Manchester United është i interesuar për holandezin, por Ajaxi po kërkon 50 milionë euro, derisa ‘Djajtë e Kuq’ kanë kërkuar ulje të çmimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat