Werner refuzon të luajë në Ligën e Kampionëve

Futboll

Werner refuzon të luajë në Ligën e Kampionëve

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 13:01
Timo Werner

Timo Werner ka lënë të kuptohet se ai nuk është i gatshëm të luajë në ndeshjen e RB Leipzigut në gusht në Ligën e Kampionëve, pasi Chelsea raportohet ta ketë paguar klauzolën prej 60 milionë eurosh për shkëputjen e kontratës së tij me Leipzigun.

24-vjeçari do ta kompletojë sezonin aktual të Bundesligës pas vetëm 11 ditësh, mirëpo ai nuk është i gatshëm të kthehet në skuadër për të luajtur në Evropë, përkundër që Leipzigu ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë, pas triumfit kundër Tottenhamit.

UEFA dëshiron t’i kompletojë sezonet në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, duke i rinisur ndeshjet në gusht, kur të kenë përfunduar ndeshjet në kampionatet dhe kupat vendore.

Pasi që liga elitare e futbollit në Gjermani do të përfundojë më 27 gusht, kjo bën që Leipzigu të ketë më shumë se një muaj kohë mes ndeshjeve të fundit të ligës dhe ndeshjeve të mbetura në Ligën e Kampionëve.

Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal, raporton se Werner dëshiron ta kompletojë transferimin në Chelsea sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të përfundojë Bundesliga, në mënyrë që të përshtatet me jetën në Angli para se të nisë sezoni 2020/21. Kjo bën që ai të mos jetë pjesë e skuadrës së Leipzigut për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Njoftimi zyrtar për transferimin e futbollistët pritet të vijë në fund të kësaj jave, përderisa dy klubet po tentojnë ta gjejnë mënyrën më të mirë për ta kompletuar marrëveshjen, që është komplikuar shkaku i Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat