Dybala po largohet nga Juventusi, ky është çmimi i tij

Futboll

Dybala po largohet nga Juventusi, ky është çmimi i tij

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 15:33
Dybala

Argjentinasi, Paulo Dybala dhe Juventusi nuk kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës së futbollistit.

Arsyeja e kësaj mosmarrëveshje ka qenë paga prej 10 milionë eurove në sezon e kërkuar nga ylli argjentinas të cilën e ka refuzuar Juventusi, raportojnë mediat në Itali.

Mirëpo, këtë pagë është e gatshme t’a paguaj Barcelona, kjo e fundit po e konsideron klauzolen e lartë të futbollistit të Interit, Martinez, dhe se sipas mediave italiane Barcelona ka kthyer shikimin kah lojtari i ‘Zonjës së Vjetër’.

Klubi katalunas edhe më parë ka qenë e interesuar për futbollistin nga Argjentina, mirëpo Juventusi e ka cilësuar Dybalan si lojtar që nuk është në shitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat