Munishi i bindur që Ballkani kualifikohet në finale, ka disa fjalë për Tovërlanin

Futboll

Munishi i bindur që Ballkani kualifikohet në finale, ka disa fjalë për Tovërlanin

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 21:28
Ismet Munishi

Nesër (e mërkurë) luhen ndeshjet kthyese në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

E gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, me Feronikelin që pret Ballkanin.

Në lidhje me këtë takim ka folur trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.

Munishi shprehet i bindur që skuadra e tij do të dal triumfuese nga ky takim dhe do të jetë pjesë e finales.

“Tovërlani ka bërë punë shumë të mirë te Nikli. Në ndeshjen e parë patën raste më shumë se ne edhe pse ne e dominuam lojën. Mendoj se rezultati 0:0 nga ndeshja e parë është i mirë për ne.Jam i bindur që sukseset e Fc Ballkanit do të vazhdojnë”, ishin fjalët e Munishit.

Ndeshja e parë që u zhvillua para dy javësh në Suharekë përfundoi pa gola.

Drenica – Prishtina është gjysmëfinalja e dytë që luhet në stadiumin “Bajram Aliu” të Skënderajt.

Prishtinasit në këtë takim hyjnë me epërsi prej 3:0.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat