Sezon i mallkuar te Interi, vazhdon persekutimi për Stefano Sensin!

Futboll

Sezon i mallkuar te Interi, vazhdon persekutimi për Stefano Sensin!

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 14:00
Stefano Sensi

Duhet të ishte “Xavi” i Interit, por deri tani nuk ka shpërblyer aspak besimin dhe investimin, aq sa drejtuesit zikaltër janë duke menduar që të mos paguajnë Sassuolon për huazimin me të drejtë blerje që kanë vendosur për të.

Një tjetër dëmtim, i treti këtë sezon, bllokon sërish Stefano Sensin. Mesfushori zikaltër, 18 ndeshje të luajtura dhe 3 gola, ka pasur një problem muskulor në kofshën e djathtë dhe do të kryejë analizat mjekësore për të parë entitetin e dëmtimit.

Sensi kishte munguar në 4 ndeshjet e fundit të kampionatit (mes të cilave Juventus-Inter) për dëmtim në këmbë. Veç kësaj, mes tetorit dhe dhjetor pati problem tjetër muskulor. Një sezon për t’u harruar për mesfushorin e Contes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat