Vazhdon telenovela me Elseid Hysajn

Futboll

Vazhdon telenovela me Elseid Hysajn

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 16:59
Elseid Hysaj

Një ditë do të largohet, ditën tjetër do të qëndrojë – ende nuk dihet e ardhmja e Hysajt.

Me Carlo Ancelottin në drejtim, Elseid Hysaj dukej i larguar nga Napoli, por me shkarkimin e Ancelottit dhe ardhjen në stol të Genaro Gattusos, situata ka ndryshuar për mbrojtësin e Kombëtares kuqezi, i cili tashmë po gjen më shumë hapësira.

Menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, së fundmi ka folur në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit të djathtë dhe të dy klientëve të tjerë që ka në skuadrën e Napolit.

Duke iu referuar fjalëve të agjentit të tij, gjasat që Hysaj të largohet nga Napoli janë të pakta.

 “Gjërat kanë ndryshuar me Gattuson si trajner. Kemi biseduar edhe me klubin në lidhe me situatën”, është shprehur Giuffredi në lidhje me Hysajn për “Radio Kiss Kiss”.

Më tej ai ka shtuar: “Po diskutojmë në lidhje me rinovimet e kontratave të Di Lorenzo dhe Mario Rui. Është një grup fantastik, të gjithë vrapuan për të përqafuar trajnerin pas vërshëllimës së fundit në finalen e Kupës. Treguan se sa shumë e duan dhe Gattuso meriton gjithë dashurinë e kësaj bote”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat